​Trump nuk pranon të tërhiqet nga propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve

Amerika

​Trump nuk pranon të tërhiqet nga propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 17:29
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka refuzuar sot të tërhiqet nga sugjerimi i tij i diskutueshëm që zgjedhjet e nëntorit të shtyhen, duke këmbëngulur se ‘s’dëshiron të shohë zgjedhje të shtrembëruara", pasi ai vazhdon të pretendojë se votimi me postë, i cili pritet të bëhet për shkak të COVID-19, mund t’i hapë rrugën mashtrimeve.

Paraardhësi i tij Barack Obama dje ka përshkruar presidentin Trump si "racist dhe seksist".

Në konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump kërcënoi të dërgojë Gardën Kombëtare në Portland, Oregon, për të ndaluar protestat e vazhdueshme të Black Livee Matter, ndërsa në mënyrë të pabazuar u përpoq të krahasonte situatën e koronavirusit amerikan me vende si Japonia dhe Australia dhe shtyu rihapjen e shkollave, duke pohuar se të rinjtë janë "pothuajse imunë" ndaj Covid-19, transmeton Independent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat