​Përplasen dy aeroplanë amerikanë në Alaska – ka të vdekur

Amerika

​Përplasen dy aeroplanë amerikanë në Alaska – ka të vdekur

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:01
Foto nga aksidenti

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direkte të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska.

Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.

Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp (67).

"Kjo është një tragjedi e tmerrshme për shumë familje," tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska.

Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell (57), David Rogers (40), Caleb Halsey (26), Heather Halsey (25), Mackay Halsey (24) dhe Kirsten Wright (23).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat