Shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirusi brenda 24 orëve në Brazil

Amerika

Shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirusi brenda 24 orëve në Brazil

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:21
Brazil

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 1,088 viktima të koronavirusit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin më të prekur nga virusi në Amerikën Latine shkoi në 93,563, shkruan “CNN”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe më shumë se 45,000 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 2.7 milionë njerëz.

Brazili është në vendin e dytë në botë për numrin më të madh të vdekjeve dhe infektimeve, pas Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht shifrave alarmane, presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga koronavirusi, ndonëse edhe vet ka qenë i infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat