SHBA dënojnë vendimin e Hong Kongut për shtyrjen e zgjedhjeve

Amerika

SHBA dënojnë vendimin e Hong Kongut për shtyrjen e zgjedhjeve

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:26
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo

Shtetet e Bashkuara dënuan vendimin e qeverisë së Hong Kongut për të shtyrë me një vit zgjedhjet e Këshillit Legjislativ të planifikuara për më 6 Shtator 2020.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë se "Nuk ka asnjë arsye për një vonesë kaq të gjatë," dhe se "zgjedhjet duhet të mbahen sa më afër datës 6 Shtator që të jetë e mundur."

Zoti Pompeo tha se nëse zgjedhjet nuk mbahen në "një mënyrë që të pasqyrojnë vullnetin dhe aspiratat e njerëzve të Hong Kongut", atëherë ky qytet gjysmë-autonom "do të vazhdojë marshimin për t'u shndërruar në një qytet të zakonshëm të drejtuar nga komunistët në Kinë."

Sekretari Pompeo e quajti shtyrjen e zgjedhjeve një "hap për të ardhur keq" që konfirmon synimin e Pekinit për të mos respektuar Deklaratën e Përbashkët Kino-Britanike, dhe Ligjin Themeltar të vitit 1997, kur Britania ia dorëzoi Hong Kongun Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat