Ekspertja amerikane thotë se SHBA-ja po përballet me një fazë të re të pandemisë së coronavirusit

Amerika

Ekspertja amerikane thotë se SHBA-ja po përballet me një fazë të re të pandemisë së coronavirusit

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:13
Deborah Birx

Ekspertja amerikane, Deborah Birx, tha të dielën se SHBA-ja po përballet me me një fazë të re të pandemisë coronavirusit, duke shtuar se virusi vdekjeprurës po përhapet me shpejt, ndryshe që kur u shfaq për herë të parë në fillim të këtij viti.

“Ajo që ne po shohim sot është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në muajin mars dhe prill. Virusi po përhapet më shpejt, madje është shtrirë njëherazi edhe në zonat rurale si dhe urbane”, u shpreh Birx, koordinatore e taskë-forcës për coronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Birx theksoi se qytetarët e SHBA-së, duhet të ndjekin rekomandimet shëndetësore, përfshirë bartjen e maskës si dhe aplikimin e distancimit shoqëror.

“Dua t’ju them që askush nuk është imunë ndaj këtij virusi, andaj edhe ju që jetoni në zonat rurale duhet të bëni kujdes”, u shpreh ekspertja.

“Nëse zona në të cilën ju jetoni po përballet me raste të shumta të virusit, atëherë ju duhet ta vendosni maskën”, ka thënë ndër tjerash ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat