Situatë e rëndë epidemiologjike në Amerikën e Jugut, rreth 5 milionë të infektuar me coronavirus

Amerika

Situatë e rëndë epidemiologjike në Amerikën e Jugut, rreth 5 milionë të infektuar me coronavirus

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Në Amerikën e Jugut situata epidemiologjike është shumë e rëndë – në Argjentinë numri i të infektuarve ka arritur në 200 mijë, derisa në Kolumbi është evidentuar numër rekord i të infektuarve brenda 24 orëve – ku i tërë ky kontinent po cilësohet si vendi që më së rëndi është goditur nga pandemia e coronavirusit me rreth 5 milionë raste të konfirmuara me COVID-19.

Siç raporton Reuters, të dielën në Amerikën e Jugut është regjistruar rasti i 200 mijtë i vdekjeve, kurse qeveritë po tentojnë të zbusin masat mbrojtëse për të rihapur dhe rimëkëmbin ekonominë, transmeton Telegrafi.

Në Amerikën e Jugut jetojnë rreth 8 për qind e popullatës së botës, ku ka rreth 30 për qind të rasteve të përgjithshme në botë me COVID-19.

Javën e kaluar në Kolumbi është evidentuar rasti i 300 mijë me COVID-19 si dhe 100 tjerë më vdekje, e pesë vendet latino-amerikane së bashku janë në 10-shen e vendeve më të goditura në botë.

Situata më e rëndë është në Brazil, që ka të konfirmuar 2.73 milionë dhe 94 mijë të vdekur nga coronavirusi, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë më i goditur.

Situatë e rënduar është edhe në Peru ku janë të regjistruar mbi 400 mijë raste me COVID-19, e pothuajse nuk ka vend në Amerikën e Jugut ku sistemi shëndetësor nuk është mbingarkuar dhe është nën presion të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat