Donald Trump: Patriotët mbajnë maska

Amerika

Donald Trump: Patriotët mbajnë maska

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:55
Trump

“Patriotët mbajnë maska”. Ky është titulli i një e-maili të firmosur nga presidenti amerikan, Donald Trump për fansat e tij.

Në tekst, Trump fton amerikanët që ta vënë maskën për ta luftuar pandeminë, pasi përfitimet janë shumë të mëdha.

“Unë e di se ka pasur konfuzion në lidhje me përdorimin e maskës, por mendoj se është diçka që të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë kur nuk jemi në gjendje të mbajmë distancën fizike”, shkruan Trump në këtë e-mail.

“Nuk më pëlqen ta mbajë”, pranon manjati amerikan duke theksuar se “mund të na ndihmojë të rikthehemi në mënyrën amerikane të jetesës, para se të prekeshim kaq rëndë nga virusi kinez”.

“Mendimi im është se nuk kemi asgjë për të humbur dhe potencialisht gjithçka për të fituar”, përfundon Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat