Fauci tregon dy arsyet kryesore pse duhen të hapen shkollat në kohë pandemie në SHBA

Amerika

Fauci tregon dy arsyet kryesore pse duhen të hapen shkollat në kohë pandemie në SHBA

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:58
Fauci

Shkollat dhe kampuset e kolegjeve në të gjithë vendin duhet të jenë në rregull në mënyrë që të rihapen në SHBA, tha të hënën Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Ka dy arsye të mëdha që shkollat duhet të kthehen në mësimin personal, pohoi ai. Studentët kanë nevojë për përfitime psikologjike, të cilën e fitojnë me shkuarjen në shkollë dhe prindërit mund të “modifikojnë orarin e tyre të punës”, raporton CNN.

“Pikë synimi kryesor duhet të jetë gjithmonë siguria, shëndeti i mirëqenies së fëmijëve, si dhe mësuesit e efektet sekondare për përhapjen (tek) prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes”, tha ai.

Në kampuset e kolegjit, Fauci tha se testimi do të jetë çelësi i rihapjes. Planet duhet të përfshijnë testimin e njerëzve përpara se të arrijnë në kampus, kur të arrijnë dhe të karantinohen për 14 ditë.

“Nëse bëhet siç duhet, nuk do të ishte rrezik, por përsëri, por duhet të kemi kujdes për studentët që vijnë jashtë Amerikës”, tha ai.

“Por unë mendoj se nëse ata zbatojnë udhëzimet që u jepen të gjithë udhëtarëve, besoj se çdo gjë shkoj në rregull”, tha Fauci.

Vërejtjet e Faucit vijnë pasi më shumë se 4.7 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19, dhe më shumë se 155 mijë kanë vdekur, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat