Trump: Patriotët veshin maska - Bota Sot
Trump: Patriotët veshin maska

Amerika

Trump: Patriotët veshin maska

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 23:41
Donald Trump

Më në fund presidenti amerikan, Donald Trump është i bindur për rëndësinë që ka vënia e maskës në publik.

“Patriotët veshin maska” është titulli i një e-maili të firmosur nga Donald Trump dhe dërguar fansave të tij.

Në tekst, presidenti amerikan fton amerikanët ta vënë maskën për të luftuar pandeminë, pasi përfitimet janë shumë të mëdha.

“Unë e di se ka pasur konfuzion në lidhje me përdorimin e maskës, por mendoj se është diçka që të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë kur nuk jemi në gjendje të mbajmë distancën fizike”, shkruan Trump në këtë e-mail.

“Nuk më pëlqen ta vesh”, pranon manjati duke theksuar se “mund të na ndihmojë të rikthehemi në mënyrën amerikane të jetesës, që shumë prej nesh e donin me të drejtë para se të prekeshin kaq rëndë nga virusi kinez”.

”Mendimi im është se nuk kemi asgjë për të humbur dhe potencialisht gjithçka për të fituar”, përfundon Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat