SHBA regjistron numër rekord vdekjesh në 24 orë si pasojë e COVID-19

Amerika

SHBA regjistron numër rekord vdekjesh në 24 orë si pasojë e COVID-19

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:28
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numër rekord të të infektuarve me koronavirus. 57 mijë e 540 veta janë konfirmuar si të prekur në 24 orët e fundit si pasojë e këtij virusi.

Ndërkaq jetën për këtë periudhë COVID-19 u ka marrë një mijë e 399 personave, sipas Johns Hopkins University.

Me rastet e fundit SHBA në total ka të infektuar katër milionë e 771 mijë e 80 qytetarë me 156 mijë e 801 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Të dhënat përfshijnë të gjitha 50 shtetet e SHBA-së përfshirë Distriktin e Kolumbisë si dhe rastet e riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat