​Gati 50.000 infeksione të reja në SHBA - Bota Sot
​Gati 50.000 infeksione të reja në SHBA

Amerika

​Gati 50.000 infeksione të reja në SHBA

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:38
Ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi sot se 49.988 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, numri i përgjithshëm i infektuarve arriti në 4 milionë e 748 mijë e 060.

1,107 njerëz të tjerë vdiqën, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë u rrit në 156.311, raporton Reuters.

Raporti për situatën me virusin e koronës përfshin periudhën deri pasditen e djeshme në raport me një ditë më parë.

Të dhënat e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk pasqyrojnë domosdo rastet e raportuara nga shtetet individuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat