E ashpër apo e duhur, kjo është mënyra e kryetarit të Los Angeles për t’i ndalur festat e të rinjve

Amerika

E ashpër apo e duhur, kjo është mënyra e kryetarit të Los Angeles për t’i ndalur festat e të rinjve

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 08:08
Eric Garcetti

Distancimi social është një ndër masat që theksohet më shpesh dhe më fort nga autoritetet në këto kohë të vështira pandemie dhe sidomos për të rinjtë, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Moszbatimi i kësaj mase kaq të thjeshtë, por shumë të nevojshme e ka detyruar bashkinë e Los Angelesit të marrë një vendim shumë të rreptë duke qenë se festat e të rinjve tashmë nuk organizohen më nëpër lokale apo disko, por në shtëpi luksoze në kodra.

Kryetari i LA, Eric Garcetti deklaron se qyteti do t’ua ndërpresë ujin dhe rrymën këtyre vilave që shkelin rregullat anti-COVID duke organizuar grumbullime të palejuara dhe duke u bërë një rrezik eminent për shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.

Kalifornia është një nga shtetet më të goditura nga pandemia në SHBA, ku që nga nisja e saj janë regjistruar mbi 530 mijë të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat