Fëmijët transmetues të virusit, studimi: Mjediset shkollore rrezik për përhapjen e pandemisë

Amerika

Fëmijët transmetues të virusit, studimi: Mjediset shkollore rrezik për përhapjen e pandemisë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Fëmijët, edhe në rastet kur janë asimptomatikë, mund të jenë transmetues të koronavirusit. Ky është rezultati i analizimit të të dhënave pas infektimit të më shumë se 200 adoleshentëve brenda natës në një kamp në  Georgia. Ky pretendim bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme ku theksohet se fëmijët e transmetojnë më pak virusin.

Një raport i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve evidenton se koronavirusi përbën një rrezik real në mjediset shkollore.

Të dhënat u analizuan pas shpërthimeve të infeksionit në një kamp veror në  Georgia, në SHBA.

Sipas studimit, fëmijët – madje edhe rastet asimptomatike – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e Covid-19.

Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar të infektimit brenda natës të më shumë se 200 adoleshentëve që morën pjesë në një kamp veror në Georgia.

Ky pretendim, bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme ku theksohet se fëmijët e transmetojnë më rrallë virusin, midis tyre ose njerëzve të tjerë.

Për këtë arsye autoritetet amerikane kanë nënvizuar rreziqet e rihapjes së shkollës.

260 punonjës në një nga rrethet më të mëdha të shkollave të Georgias u ndaluan të hynin në këto institucione për të planifikuar rihapjen për shkak të kontakteve me individë të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat