Zbulohet tuneli më i sofistikuar i drogës në historinë e Amerikës

Amerika

Zbulohet tuneli më i sofistikuar i drogës në historinë e Amerikës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Një tunel që shkonte nga Arizona në Meksikë është zbuluar nga autoritetet amerikane ditën e djeshme që e konsideruan “tuneli më i sofistikuar në historinë e Amerikës”.

Tuneli, i cili nuk ishte mbaruar akoma, shkonte nga San Luis i Arizonën deri në një lagje meksikane. Ai ishte i pajisur me sistem ventilimi, tuba uji, rrymë elektrike, shina dhe madje dhë përforcime të sofistikuara, thonë zyrtarët.

Tuneli ishte i gjatë afro 400 metra, dhe besohej se do të përdorej nga trafikantët që do donin të kalonin gjëra të ndryshme.

“Duket të jetë tuneli më i sofistikuar në historinë e Amerikës,” tha agjenti Carl Landru,. “Jemi të habitur nga mënyra se si e kanë ndërtuar këtë tunel, i ka të gjitha çfarë i nevojitet, madje dhe shina treni,” tha ai.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat