Meksika shënon rreth 700 viktima të koronavirusit për 24 orë

Amerika

Meksika shënon rreth 700 viktima të koronavirusit për 24 orë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:22
Meksika

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Meksikë janë regjistruar 695 viktima të reja të koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në një ndër shtetet më të mëdha të Amerikës Latine shkoi në 52,006, shkruan The Guardian.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6,495 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e personave të prekur shkoi në 475,902, që është një ndër më të lartat në botë.

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i madh se shifra zyrtare e rasteve të konfirmuara.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në tërë rajonin, zëvendësministri meksikan i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, tha para gazetarëve se pandemia do të zgjasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat