Numri i personave të vdekur nga coronavirusi në Brazil u rrit në 100 mijë

Amerika

Numri i personave të vdekur nga coronavirusi në Brazil u rrit në 100 mijë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Numri i viktimave nga coronavirusi në Brazil u rrit në 100 mijë, ndërsa rreth 3 milionë njerëz janë infektuar deri më tani nga virusi vdekjeprurës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga sëmundja e COVID-19.

Vetëm të shtunën shteti i Amerikës Latine raportoi rreth 49 mijë raste dhe 905 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Në vendin e parë radhitet SHBA-ja me pesë milion të prekur dhe 160 mijë viktima.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e kishte nënvlerësuar nga fillimi pandeminë, duke e quajtur coronavirusin “grip të zakonshëm”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat