Meksika shënon rreth 300 të vdekur nga koronavirusi për një ditë

Amerika

Meksika shënon rreth 300 të vdekur nga koronavirusi për një ditë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:32
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 292 viktima të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në njërin prej vendeve më të prekura në Amerikën Latine shkoi në 52,298.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 4,376 raste të reja të personave të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 480,278, shkruan The Guardian.

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë shumë më i lartë sesa shifra zyrtare.

Meksika është në vendin e tretë në botë për numrin më të madh të viktimave të koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat