U tha se koronavirusi nuk i prek fëmijët, por ja çfarë ka ndodhur në SHBA 4 javët e fundit…

Amerika

U tha se koronavirusi nuk i prek fëmijët, por ja çfarë ka ndodhur në SHBA 4 javët e fundit…

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:36
Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, gjatë katër javëve të fundit, ka pasur një rritje prej 90% të numrit të rasteve me Covid-19 tek fëmijët. Të dhënat e publikuara nga CNN, i referohen një analize të re nga “Akademia Amerikane e Pediatrisë” dhe “Shoqata e Spitalit të Fëmijëve” që do të azhurnohet çdo javë.

“Nuk është e drejtë të themi se ky virus është plotësisht dashamirës me fëmijët,”- tha Dr. Sean O’Leary, nënkryetar i “Komitetit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë për Sëmundjet Infektive”.

“Ne kemi pasur 90 raste vdekje tek fëmijët në SHBA deri tani, në vetëm disa muaj. Çdo vit shqetësohemi për gripin tek fëmijët dhe ka afërsisht rreth 100 vdekje nga gripi çdo vit”.

Deri tani, duket se simptomat e rënda janë të rralla tek fëmijët me Covid-19. Fëmijët përbënin nga 0% deri në 0.4% të të gjitha vdekjeve nga Covid-19.

Fëmijët e përhapin lehtësisht virusin

Ndërsa disa drejtues amerikanë, përfshirë Presidentin Trump, kanë thënë që virusi nuk përbën ndonjë rrezik të madh për fëmijët, një studim i fundit sugjeron që fëmijët më të mëdhenj në moshë mund ta transmetojnë virusin po aq sa të rriturit. Një studim tjetër tha që fëmijët më të vegjël se 5 vjeç kanë një ngarkesë më të lartë virale sesa të rriturit, duke ngritur edhe më shumë pyetje në lidhje me rolin e tyre në transmetim.

“Fëmijët e moshës zero deri në pesë vjeç mund të jenë shumë infektues për njerëzit e tjerë. Rezulton se ata kanë një mijë herë më shumë virus në hundën e tyre sesa ju duhet për të infektuar, kështu që ata janë shumë, shumë ngjitës,”- tha William Haseltine, një ish-profesor në “Shkollën Mjekësore” në Harvard, gjatë një interviste të hënën në CNN.

“Dhe kjo është e vërtetë për pothuajse të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes, përfshirë ftohjet që janë shkaktuar nga koronaviruset”,- shtoi ai.

Studimi zbuloi se kur fëmijët janë të shtruar në spital, ata duhet të jenë në kujdes intensiv aq shpesh sa ç’kanë nevojë edhe të rriturit.

Sipas studimit, fëmijët nga zero deri në dy vjeç kanë më shumë mundësi që të mbahen nën kujdes mjekësor. Më shumë se 40% kishin një nga problemet e përmendura më lart. Obeziteti ishte një ndër problemet më të hasura që vështirësonte edhe më shumë shërimin e këtyre të vegjëlve, i cili ndiqej nga problemet kronike me mushkëritë.

Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, “CDC” tha se fëmijët duhet të nxiten t’i lajnë duart më shpesh, të mbajnë një distancë të sigurt nga të tjerët dhe nëse janë 2 vjeç e sipër, të mësohen të mbajnë maskë kur dalin jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat