SHBA raporton 1074 vdekje dhe më shumë se 46 mijë raste të reja me COVID-19 - Bota Sot
SHBA raporton 1074 vdekje dhe më shumë se 46 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA raporton 1074 vdekje dhe më shumë se 46 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar edhe 46,808 raste të reja me infeksione të COVID-19.

Gjersa sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins (JHU) kanë ndërruar jetë edhe 1.074 persona, raporton CNN.

Që nga e marta, në SHBA janë raportuar gjithsej 5,141,208 raste të coronavirusit dhe të paktën 164,537 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Në total përfshihen rastet nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, mbi 20.2 milionë raste me coronavirus janë raportuar në mbarë globin gjersa kanë vdekur 740 mijë persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat