Eksperti amerikan rreth testimeve klinike te njerëzit për zbulimin e një vaksine: Ata po trajtohen “si kafshë laboratorike”

Amerika

Eksperti amerikan rreth testimeve klinike te njerëzit për zbulimin e një vaksine: Ata po trajtohen “si kafshë laboratorike”

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Testimet klinike te njerëzit për zbulimin e një vaksine anti COVID-19 janë “të panevojshme, joformative dhe joetike”, tha të premten një ish-profesor i Shkollës Mjekësore të Harvardit.

E njohur gjithashtu si provë e kontrolluar e infeksionit, sfida njerëzore përfshin ekspozimin e qëllimshëm të pjesëmarrësve ndaj një virusi për të lejuar vlerësimin më të shpejtë të efikasitetit të një vaksine.

“Në thelb, njerëzit janë duke u trajtuar si kafshët laboratorike”, tha William Haseltine për -in.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara po punon për të krijuar një coronavirus që mund të provohet te njerëzit dhe më pas të shfrytëzohet për zbulimin e një vaksine COVID-19, megjithëse nuk ka plane për ta bërë këtë, tha më parë Drejtori i NIAID-it, mjeku Anthony Fauci.

Haseltine tha se prova të tilla zakonisht janë të nevojshme vetëm kur një virus nuk po “tërhiqet”, dhe coronavirusi aktualisht është në qarkullim të gjerë.

Ai shtoi se pjesëmarrësit ka të ngjarë të jenë kryesisht të shëndetshëm, të rinj, kështu që testimet nuk do të japin informacion për ata që janë më të rrezikuar nga sëmundjet e rënda.

“A jemi vërtet të gatshëm të infektojmë njerëzit me virus që mund t’i vrasë ata?”, tha Haseltine.

Ndryshe, raportohet se në nivelin global deri më tani janë infektuar mbi 21 milionë njerëz gjersa kanë ndërruar jetë mbi 762 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat