Protestuesi i Antifa-s nën hetim për vrasje

Amerika

Protestuesi i Antifa-s nën hetim për vrasje

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 20:24
Ilustrim

Për herë të parë, një person i vetëshpallur si anëtar lëvizjes militante Antifa dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen me armë zjarri të një mbështetësi të Presidentit Donald Trump të shtunën në qytetin Portland të shtetit të Oregonit.

Në të shkuarën lëvizja e majtë ka ndërmarrë veprime të dhunshme për të kundërshtuar grupet ekstremiste të krahut të djathtë, por jo deri në vrasje. Viktima Aaron "Jay" Danielson u qëllua në gjoks me armë zjarri gjatë përleshjeve të dhunshme mes anëtarëve të një grupi të djathtë të quajtur “Lutjet e Patriotit” dhe kundër-protestuesve që përfshinin anëtarë të Antifa-s e të tjerë persona.

Policia po heton rreth një personi indentiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Por gazeta më e madhe në Portland "The Oregonian" njoftoi se Michael Forest Reinoehl, 48 vjeç, është identifikuar nga motra e tij, me të cilin nuk ka marrëdhënie të afërta, si personi i armatosur.

FBI bëri të ditur se po iu mbështet hetimet. Nëse zoti Reinoehl është përfshirë në këtë ngjarje kjo do të shënonte herën e parë në vitet e fundit që një mbështetës Antifa-s akuzohet për vrasje thotë Brian Levin, drejtor i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në universitetin shtetëror të Kalifornisë.

Ngjarja ndodh ndërsa Presidenti Trump vazhdon të akuzojë Antifa-n dhe grupime të tjera radikale të majta për nxitje të dhunës në Portland e gjetkë.

Qyteti i Portlandit ka qenë e skenë e protestave të dhunshme që nga vdekja në duart e policisë së afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat