Zjarr gjigant në Kaliforni, luftë me kohën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar

Amerika

Zjarr gjigant në Kaliforni, luftë me kohën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 19:36
Kaliforni

Një zjarr i madh që filloi të premten pasdite ka përfshirë një pjesë të Pyllit Kombëtarë Sierra, dhe deri më sot nga zjarri janë prekur rreth pesë mijë hektar pyje, si rezultat i temperaturave të larta.

Distrikti i Mbrojtjes nga Zjarri i Qarkut Fresno pak para mesnatës me kohën lokale njoftoi se 63 njerëz ishin shpëtuar me helikopter ushtarak dhe u dërguan në Aeroportin Ndërkombëtar të Fresno Yosemite.

“Avionët po kthehen për të vazhduar operacionet e shpëtimit”.

Shpëtimi vjen ndërsa disa zona të Kalifornisë po përjetojnë një valë rekord të nxehtësisë.

Guvernatori Gavin Neësom, deklaroi të Premten një gjendje të jashtëzakonshme mes paralajmërimeve se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të zbatohen në bazë rotacioni për të përmbushur kërkesën e tepruar.

Temperaturat deri në 49 gradë Celsius pritet të zgjasin gjatë gjithë fundjavës .

Shërbimi Kombëtar i Motit NËS njoftoi se mund të ketë temperatura “të larta të rrezikshme dhe mund të jenë fatale” veçanërisht në pjesë të jugut të Kalifornisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat