Zvogëlohet numri i rasteve të reja me Covid-19 në ShBA

Amerika

Zvogëlohet numri i rasteve të reja me Covid-19 në ShBA

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 09:16
Ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 31,395 raste të reja të koronavirusit. Një ditë më parë u shënuan mbi 44,000 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 6.27 milionë persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 403 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 188,941.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 6.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat