Zjarret gjigante në Kaliforni u shkaktuan nga pajisje piroteknike me eksploziv

Amerika

Zjarret gjigante në Kaliforni u shkaktuan nga pajisje piroteknike me eksploziv

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 13:35
Kaliforni

Një pajisje piroteknike që gjeneron tym ka shkaktuar një zjarr të madh në El Dorado,Kalifornia , zjarri ka arritur të përhapet në gati 7 000 hektarë tokë dhe janë evakuuar 3000 banorë, njoftoi CBS.

Kalifornia aktualisht po përjeton një valë rekord të nxehtësisë, me Los Anxhelosin që raporton temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 49.4C (121F).

Muajin e kaluar, Parku Kombëtar i Luginës së Vdekjes në Kaliforni raportoi një temperaturë prej 54.4C (130F) - cila mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë.

Agjencia tha se zjarri u shkaktua nga një pajisje piroteknike që gjeneronte tym, e përdorur gjatë "një feste ku banorët zbulojnë gjininë e fëmijës që do të lindi ". Zjarri nisi të shtunën në mëngjes.

“Me kushtet e thata dhe motin kritik të zjarrit, nuk duhet shumë për të filluar një zjarr të egër. Ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve për shkak të neglizhencës ose aktivitetit të paligjshëm mund të mbahen përgjegjës financiarisht dhe penalisht ”, thuhet në deklaratë.

Në Prill 2017, një agjent patrullimi kufitar amerikan jashtë detyrës, Dennis Dickey, shkaktoi 8 milion dollarë dëm në 19,000 hektarë të pyllit të Arizonës kur ai qëlloi me eksploziv me ngjyrë blu për të njoftuar gjininë të fëmijës së tij të palindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat