Trumpi tallet me heronjtë e Amerikës

Amerika

Trumpi tallet me heronjtë e Amerikës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:58
Donald Trump

Fillojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA (dhe një problem i ri i Trumpit: shpotia kundër ushtarakëve).

Gati dy muaj para ditës zyrtare zgjedhore (3 nëntor), në SHBA kanë filluar zgjedhjet. Shteti North Carolina ka nisur procesin e dërgimit me postë të fletëvotimeve. Për shkak të pandemisë sivjet një numër i madh i amerikanëve dëshiron të votojë përmes postës.

Drejtoresha e komisionit zgjedhor në North Carolina tha se tashmë janë dorëzuar 650 mijë kërkesa për të votuar përmes postës. Sa për krahasim: para katër vitesh qenë bërë vetëm 40 mijë kërkesa. Në Minnesota nga data 18 shtator qytetarët mund të votojnë në vendvotime. Në javët në vijim edhe shtete të tjera federale do të fillojnë me dërgimin e fletëvotimeve.

Donald Trump është përpjekur të diskreditojë votimin me postë, duke e quajtur potencialisht mashtrues. Hulumtimet e demantojnë Trumpin. Në North Carolina deklarata e Trumpit mbi rreziqet e votimit me postë ka pasur efekt të kundërt: për të votuar me postë janë lajmëruar tri herë më shumë demokratë se republikanë.

Me fillimin e procesit zgjedhor Trump po përballet me një problem të ri: revista “The Atlantic” ka raportuar se Trump është shprehur disa herë me përbuzje kundër të rënëve në luftë, ushtarëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës. Sipas raportit Trump ka kërkuar që invalidët e luftës të mos lejohen të marrin pjesë në parada ushtarake, sepse kjo është një pamje e keqe. Trump ka pyetur veten se si mund të jetë dikush aq budalla dhe të kryejë shërbimin ushtarak. (Trump dhe fëmijët e tij nuk kanë shërbyer asnjë ditë në ushtrinë amerikane). Trump, sipas “The Atlantic”, i ka quajtur ushtarët e rënë dështakë (“losers”) dhe idiotë (“suckers”). Shtëpia e Bardhë e ka demantuar raportin e revistës “The Atlantic”, por asnjë oficer i lartë nuk i ka dalë në mbrojtje Trumpit – dhe kjo është indikative. Së fundi ish-ministri i Mbrojtjes James Mattis e kritikoi Trumpin si përçarës.

Trump nuk e ka fshehur përbuzjen kundër senatorit (tashmë të vdekur) John McCain, i cili ka qenë 5 vjet e gjysmë peng lufte në Vietnamin verior.

“A e bën dikë hero fakti se ka qenë i burgosur?”, pati pyetur njëherë Trump. Para zgjedhjeve të vitit 2016 Trump la për të kuptuar se McCain nuk është hero. “I dua njerëzit që nuk janë burgosur”, tha Turmp.

Presidenti aktuale amerikan në të kaluarën e ka quajtur “humbës” edhe ish-presidentin amerikan Georg Bush (senior), i cili ka qenë pilot luftarak në Luftën e Dytë Botërore dhe president mes viteve 1989-1993. Trump tha më 2016 se Bush është “humbës” për shkak se avioni i tij bombardues u rrëzua nga Armata Japoneze

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat