Vetëm në një skenar mund të kemi vaksinën e coronavirusit deri në ditën e zgjedhjeve në SHBA

Amerika

Vetëm në një skenar mund të kemi vaksinën e coronavirusit deri në ditën e zgjedhjeve në SHBA

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 00:26
Donald Trump dhe Dr. Anthony Fauci

Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpreson që Amerika të mësojë nëse një vaksinë për coronavirus është efektive para zgjedhjeve dhe ndërsa nuk duket të ndodhë, eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci tha se nuk është një qëllim i pamundur.

Gara globale për të gjetur një vaksinë po ecën përpara me një ritëm rekord, dhe tre kandidatë janë në provat klinike të Fazës 3 në Shtetet e Bashkuara.

Fauci në një ngjarje virtuale “Science on the Front Lines”, ka thënë se ka të ngjarë të jetë fundi i vitit para se zyrtarët të përcaktojnë nëse ajo duhet administruar në publik.

Sidoqoftë, nëse ka “aq shumë infeksione” në provat klinike, saqë studiuesit mund të përcaktojnë efikasitetin e vaksinës më shpejt sesa parashikohet, tha Fauci, skenari parazgjedhor i Trump mund “të bëhet i vërtetë”, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

“Siç thashë, nuk është e pamundur, por nuk ka gjasa që të kemi një përgjigje përfundimtare në atë kohë”, tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. “Më shumë gjasa deri në fund të vitit”.

Trump ka përkrahur afatin kohor si një arritje nga administrata e tij dhe u tha gazetarëve të premten e kaluar se një vaksinë mund të dorëzohej para 1 nëntorit.

“Vaksina do të jetë shumë e sigurt dhe shumë efektive dhe do të dorëzohet shumë shpejt”, ka thënë ai.

Ndërkohë Fauci siguroi publikun se çdo vaksinë që do të dalë në treg do të duhet të kalojë standardet normale dhe se shpejtësia nuk do të thotë të sakrifikosh sigurinë.

Pavarësisht nga garancitë e tij, disa njerëz mbeten skeptikë, me sondazhet që tregojnë se një e treta e amerikanëve nuk po planifikojnë të marrin vaksinën.

Bazuar në të dhënat që dalin nga provat klinike, Fauci është gjithashtu optimist, megjithëse me kujdes, se të paktën një vaksinë do të jetë e suksesshme.

Por ai ende nuk ka lëvizur nga afati i tij origjinal se do të ishte fundi i vitit ose fillimi i 2021 përpara se një vaksinë të administrohej në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat