Mbi 8 mijë kilometra katrorë të përfshirë nga zjarret në Kaliforni, rekord që prej vitit 1987

Amerika

Mbi 8 mijë kilometra katrorë të përfshirë nga zjarret në Kaliforni, rekord që prej vitit 1987

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:28
Foto Ilustrim

Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 8 000 kilometra katrore në Kaliforni, rreth 80 herë sa sipërfaqja e Parisit, duke detyruar shumë banorë të largohen si pasojë e këtyre zjarreve që kanë arritur përmasa të pazakonta që prej vitit 1987, theksuan zjarrfikësit.

“Është hera e parë në 33 vjet që janë tejkaluar dy milionë hektarë, rreth 8 000 kilometra katrore”, deklaroi Lynne Tolmachoff, zëdhënëse e zjarrfikësve.

“Është thjesht një rekord dhe ne jemi ende larg fundit të sezonit të zjarreve”, shtoi ajo.

Në të gjithë pjesën jugore të Kalifornisë është dhënë urdhri për evakuimin e popullsisë nga vendbanimet e tyre.

Në veri të Kalifornisë, më shumë se 200 persona janë evakuar me helikopter nga ushtria për t’i shpëtuar një zjarri që po përhapej me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat