Në Amerikë temperaturat brenda natës bien nga 32 gradë në minus

Amerika

Në Amerikë temperaturat brenda natës bien nga 32 gradë në minus

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Vera përfundoi papritur në një pjesë të Maleve Shkëmbore në SHBA gjatë së martës, pasi temperatura, që deri atë ditë shënonte 32 gradë Celsius, ra në minus një gradë.

Shkak që temperaturat ranë drastikisht është një shpërthim i ajrit të ftohtë nga Kanadaja, që solli dëborë dhe stuhi në disa vende.

Por moti i ftohtë ndihmoi në shuarjen e zjarreve në Kolorado dhe Montana, ku njerëzit kishin lënë shtëpitë e tyre para zjarrit.

Erërat e nxehta dhe të forta goditën Kaliforninë dhe pjesë të Paqësorit Veriperëndimor gjatë fundjavës, duke ndezur zjarre shkatërruese.

Nga ana tjetër, Colorado, Montana dhe Wyoming u mbuluan nga bora.

Kolorado njihet për mot ekstrem. Sidoqoftë, rënia e temperaturës në qytetin e Denverit nga 34 gradë të hënën në zero gradë të martën, “është shumë më herët se zakonisht”, tha klimatologu shtetëror Ras Schumacher.

Shërbimi meteorologjik shtetëror ka regjistruar vetëm gjashtë ditë që nga viti 1872, kur temperatura ra drastikisht në atë qytet.

Rënia e fundit e tillë ishte të Shtunën, pasi temperatura në atë qytet arriti një rekord prej  38 gradë, një nga ditët më të ngrohta në Shtator e regjistruar ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat