Anulohet një fluturim në Kanada, vajza trevjeçare nuk kishte vendosur maskën në aeroplan

Amerika

Anulohet një fluturim në Kanada, vajza trevjeçare nuk kishte vendosur maskën në aeroplan

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 21:48
Foto

Një fluturim pasagjerësh në Kanada u anulua pasi një vajzë tre vjeçare nuk kishte vendosur maskën gjersa policia u thirr për shkak të këtij incidenti.

BBC shkruan se Safwan Choudhry, një pasagjer i cili supozohej se fluturonte me WestJet, tha se insistohej që vajza e tij 19 muajshe të mbante një maskë.

Sidoqoftë, linja ajrore tha se problemi nuk ishte te vajza 19-muajshe, e cila as nuk duhej të vendoste një maskë, por tek vajza tre-vjeçare e Choudryt.

Si pasojë, të martën në mëngjes, fluturimi 652 nga Calgary për në Toronto u anulua dhe udhëtarëve u tha që të largoheshin nga aeroplani.

Ai tha se i kërkoi shoqëruesve të fluturimit të ishin të durueshëm derisa vajza e tij e madhe të mbaronte së ngrëni, por ai u tha se ata kishin një “prag zero të tolerancës” dhe nuk do ta mbyllnin derën e aeroplanit para se të vendosnin maskën. Choudry ra dakord për këtë dhe premtoi se do të vinte maskën.

Ai pretendon se punonjësit e WestJet ishin agresivë dhe i thanë se e gjithë familja do të duhej të linte aeroplanin sepse vajza e tij e vogël nuk kishte veshur maskë. Sadwan shtoi se ata i thanë atij se nëse nuk largoheshin nga aeroplani, ata mund të arrestoheshin, të akuzoheshin dhe të përfundonin në burg.

Choudry thotë se ai dhe gruaja e tij përfundimisht ranë dakord të largoheshin nga aeroplani.

Linja ajrore i mohoi akuzat dhe tha se tre-vjeçarja nuk kishte veshur maskë dhe se prindërit e saj nuk pranuan ta bënin atë. Sidoqoftë, Choudry regjistroi një video në celularin e tij duke treguar vajzën e tij të veshur me maskë pasi policia hipi në avion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat