Trump thotë se Kim Jong-un është në gjendje të mirë shëndetësore

Amerika

Trump thotë se Kim Jong-un është në gjendje të mirë shëndetësore

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:16
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të enjten se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është në gjendje të mirë shëndetësore pas thashethemeve të shumta të cilat e raportonin të kundërtën.

Sipas medieve të huaja, ditë më parë u raportua se Jong-un ishte në gjendje kome, ndërkaq këtë lajm e demantoi së fundmi edhe presidenti i SHBA-së, përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Kim Jong-un është në gjendje të mirë shëndetësore. Mos e nënvlerësoni asnjëherë atë”, shkroi Trump.

Raportime të shumta ka pasur për sa i përket shëndetit të liderit veri-korean, sakaq muaj më parë mendohej edhe i vdekur. Të gjitha spekulimet u ngjallën pasi që nga muaji prill, Jong-un ishte parë rrallë në publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat