Si i shpëtoi shkrimtarja sulmit tek kullat binjake

Amerika

Si i shpëtoi shkrimtarja sulmit tek kullat binjake

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:15
Sarah Ferguson

Shkrimtarja Sarah Ferguson i ka shpëtuar me shumë fat sulmit terrorist në kullat binjake në 2001-shin. Ajo ndodhej në qytetin amerikan sepse kishte disa takime me 11 Shtator të atij viti.

Pasi kishte zhvilluar një intervistë për NBC, shkrimtarja ishte nisur për një takim me një organizatë bamirëse, zyrat e së cilës ndodheshin në katin 101 të Qendrës Tregtare Botërore.

Mirëpo pasi la studiot e NBC-së, Ferguson ishte vonuar në trafik rreth 20 minuta. Kjo vonesë i ka shpëtuar jetën shkrimtares pasi ajo nuk ishte në kullë kur u godit nga avioni.

“E marr çdo minutë si bekim. Punoj fort për këtë”, ka reaguar Ferguson për mediat duke folur për këtë ngjarje.

Në zyrën ku do të shkonte shkrimtarja nuk mbeti i vdekur asnjë person. Megjithatë 700 punonjës nga një firmë financash që qëndronin pranë asaj zyre mbetën të vdekur.

Ish-bashkëshorti i Ferguson, Prince Andrew ka treguar gjithashtu momentin kur ka marrë vesh për sulmin. Ai ka rrëfyer për mediat se ka pasur shumë të vështirë që të qëndronte i qetë pasi mendonte se Ferguson ndodhej brenda në ndërtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat