Dy kompani farmaceutike në SHBA, synojnë zgjerimin e testimit të vaksinës me rreth 44 mijë pjesëmarrës

Amerika

Dy kompani farmaceutike në SHBA, synojnë zgjerimin e testimit të vaksinës me rreth 44 mijë pjesëmarrës

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Kompania farmaceutike Pfizer Inc dhe BioNTech, i propozuan Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për zgjerimin e testimit të vaksinës së tyre kundër coronavirusit me rreth 44 mijë pjesëmarrës, deklaruan ato të shtunën.

Sipas medieve të huaja, shifra fillestare e synuar për fazën e tretë testuese ishte njëherësh me 30 mijë pjesëmarrës, derisa kompanitë synuan përfundimin e provave deri në javën e ardhshme.

Zgjerimi i propozuar do të lejojë ndërmarrjet ta aplikojnë vaksinën tek të rinjtë prej moshës 16 vjeçare; tek njerëzit me sëmundje kronike; pacientët me HIV si dhe ata me hepatit C dhe hepatit B.

“Siç u tha më parë, bazuar në normat aktuale të infeksionit, kompanitë vazhdojnë të presin rezultatet përfundimtare të efikasitetit të vaksinës, të cilat mund të dalin në fund të muajit tetor”, thanë kompanitë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat