Vogëlushi 5-vjeçar humb jetën tragjikisht, i bie në kokë në dasmë tavolina e granitit

Amerika

Vogëlushi 5-vjeçar humb jetën tragjikisht, i bie në kokë në dasmë tavolina e granitit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 20:03
Luca Berlingerio

Një fëmijë 5-vjeçar gjeti vdekjen në një aksident tragjik gjatë një ceremonie martesore, të mbajtur në Drake Hotel, të Oak Brook, në Chicago, SHBA.

Vogëlushi nga Glenview, Illinois, është Luca Berlingerio, i cili ndodhej në festën e martesës bashkë me familjes.

Ngjarja e së enjtes që lamë pas, u zbardh nga kamerat e sigurisë së hotelit, ku u pa se tavolina e granitit i ra në kokë fëmijës, duke i marrë jetën.

Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spitalin e Elmhurst Memorial Hospital, ku pavarësisht ndihmës së dhënë, gjeti vdekjen. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat