Trump tha se donte ta vriste Asadin, reagon Siria

Amerika

Trump tha se donte ta vriste Asadin, reagon Siria

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:27
Donald Trump

Siria kritikoi sot Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se kishte në plan të “eliminonte” presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke vlerësuar se Shtetet e Bashkuara janë një vend i “grabitësve dhe paligjshmërisë”.

Trump tha të martën se kishte planifikuar ta “eliminojë” Asadin në vitin 2017, por u kundërshtua nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Jim Mattis, raporton CNN.

“Deklaratat e presidentit amerikan (…) tregojnë qartë nivelin (…) e lëvizjeve të pamatura politike” të Shteteve të Bashkuara, vlerësoi të martën Ministria Siriane e Punëve të Jashtme.

“Rrëfimi i Trumpit konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë një qeveri banditësh dhe të paligjshëm, e cila përdor të njëjtat metoda si organizatat terroriste, domethënë vrasjet dhe likuidimet”, shtoi ministria.

Trump pohoi në shtator të vitit 2018 se kurrë nuk e përmendi vrasjen e mundshme të Asadit te shefi i Pentagonit. Në Prill të 2017, Trump urdhëroi bombardimin e një baze ushtarake siriane, ku u vranë më shumë se 80 civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat