Përplasen dy vinça në Teksas, lëndohen të paktën 22 persona

Amerika

Përplasen dy vinça në Teksas, lëndohen të paktën 22 persona

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 19:47
Foto

Dy vinça janë shembur në një vendpunishte në Austin të Teksasit, ku si pasojë janë lënduar të paktën 22 persona.

Pamjet e televizionit KVUE shfaqin dy vinça mbi 45 metra të lartë, duke qëndruar mbi njëri mbi tjetrin në një vendpunishte në pjesën veriore të qytetit.

E si pasojë e shembjes janë lënduar të paktën 22 persona, përfshirë 7 tjerë që janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Megjithatë ende nuk dihet çfarë ka shkaktuar këtë përplasje që përfundoi me shembje, e komandanti i zjarrfikësve Mike Benvides ka bërë të ditur se një person është në gjendje shumë të rëndë.

Që të gjithë të lënduarit janë punonjës të një kompanie ndërtimi, të cilët kishin rastisur të jenë në vendin ku janë përplasur vinçat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat