Kombet e Bashkuara e akuzojnë Venezuelën për krime lufte

Amerika

Kombet e Bashkuara e akuzojnë Venezuelën për krime lufte

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se Qeveria e Venezuelës ka “kryer shkelje të ashpra” deri në krime kundër njerëzimit.

Rastet e vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan në një mision për gjetjen e fakteve për Këshillin e KB të të Drejtave të Njeriut.

Ekipi i KB tha që presidenti Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin të implikuar.

Ambasadori i Venezuelës në OKB e ka përshkruar misionin si një “iniciativë armiqësore”.

Ambasadori Jorge Valero tha vitin e kaluar se veprimi i Kombeve të Bashkuara ishte pjesë e një fushate të udhëhequr nga SHBA. Ekipi i Kombeve të Bashkuara u bllokua nga udhëtimi në Venezuelë.

Venezuela po vuan një krizë të rëndë ekonomike dhe politike. Miliona njerëz kanë ikur në vitet e fundit.

Në këtë raport u tha se shërbimet e sigurisë së Venezuelës ishin përfshirë në një model dhune sistematike që nga viti 2014, që synonte të shtypte opozitën politike dhe të terrorizonte në përgjithësi popullsinë.

Maduro dhe ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes jo vetëm që ishin të vetëdijshëm për krimet, por dhanë urdhra dhe se patën operacione të koordinuara, sipas raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat