SHBA raporton mbi 36 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA raporton mbi 36 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:56
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 36 mijë e 782 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shënuar gjithashtu 977 vdekje, sipas Johns Hopkins University.

Janë së paku gjashtë milionë e 630 mijë e 891 raste në total më 196 mijë e 802 vdekje që janë regjistruar atje deri tash.

Të dhënat përfshijnë të gjitha 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat