SHBA/ Pas disa javësh rënie, rastet me Covid-19 rriten sërish

Amerika

SHBA/ Pas disa javësh rënie, rastet me Covid-19 rriten sërish

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 06:40
Ilustrim

Rastet ditore të koronavirusit në SHBA po rriten përsëri, një tendencë kjo që ekspertët mjekësorë thonë se nuk do të donin ta shikonin në një kohë kur një sezon i komplikuar gripi po afrohet.

Mesatarja e rasteve të reja ditore në një javë ishte 39700. Kjo mesatare është rritur dy ditët e shkuara me 13 përqind krahasuar me një javë më parë. E kjo vjen pas disa javësh rënie të rasteve krahasuar me rritjen e verës pavarësisht se mbetet nën mesataren e pikut prej 67300 rastesh në ditë.

Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit thonë se ata druajnë se shifrat janë ende shumë të larta për të parandaluar rritje të mëdha në vjeshtë, në një kohë kur moti më i ftohtë mbledh gjithnjë e më shumë njerëz në ambjente të mbyllura, duke rritur rrezikun e përhapjes së Covid-19 dhe gripit njëkohësisht.

Ne – thonë ata – duam të shohim një rritje domethënëse të vaksinimit për gripin në hemisferën veriore, vecanërisht këtë vit sepse duke penguar gripin do të ndihmonim popullatat më vulnerabël.

Për ekspertët e shëndetësisë, përplasja e Covid-19 me sezonin e gripit mund të dëmtojë kapacitetet e sistemit shëndetësor duke patur parasysh se në kohë normale, shumë amerikanë shtrohen në spitale me grip. Doktor Antoni Fauci, drejtor i institutit kombëtar të alergjive dhe sëmundjeve infektive, drejtoi gishtin nga hemisfera jugore, ku është fund dimri, e ku Australia ka kaluar një sezon thuajse jo ekzistent gripi. Një studim i ri i publikuar së fundmi sugjeron edhe se masat e marra kundër Covid-19, si distancimi social dhe puna në distancë, mund të çojnë në një sezon gripi të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat