Fauci: Në fund të vitit 2021 situata me Covid-19 do të normalizohet

Amerika

Fauci: Në fund të vitit 2021 situata me Covid-19 do të normalizohet

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 20:36
Fauci

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci thotë se situata kundër COVID-19 mund të normalizohet deri në Krishtlindjet e vitit të ardhshëm.

Sipas tij, deri atëherë do të jetë zhvilluar një vaksinë për imunizimin e pjesës më të madhe të popullatës botërore, edhe pse jo 100% e sigurt.

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci parashikon se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati deri në Krishtlindjen e vitit të ardhshëm, siç shprehet në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica.

“Shpresoj. Nuk ka garanci, por ka shumë vaksina në eksperimentim në gjithë globin. Në fund, një e sigurtë do të gjendet. Prandaj shpresoj që deri në Krishtlindjet e vitit 2021 do të kemi mundur të kthehemi në një formë normaliteti”, thotë Fauci.

Fauçi shprehet megjithatë se vaksinat që po zhvillohen aktualisht do të mund të krijojnë mbrojtje deri në 75% dhe se do të duhen kohë të arrihet deri tek siguria 100%. Siç e shpjegon ai, vaksinat aktuale do të mund të mbrojnë pjesën më të madhe të njerëzve nga infektimi por do të ketë grupe njerëzish tek të cilët kjo vaksinë nuk do të ketë efekte maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat