Tensionet me Turqinë, Mike Pompeo viziton Greqinë këtë javë

Amerika

Tensionet me Turqinë, Mike Pompeo viziton Greqinë këtë javë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 07:49
Mike Pompeo viziton Greqinë këtë javë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo viziton Greqinë këtë javë.

Lajmin e jep gazeta helene “Kathimerini”, sipas së cilës numri dy i Shtëpisë së Bardhë vjen në Greqi për të rishprehur edhe një herë qëndrimin e SHBA-ve sa i përket tensioneve me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Sekretari Amerikan do të ketë një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa të dielën e ardhshme, Pompeo do të vizitojë edhe bazën detare greke “Souda”.

Mike Pompeo vizitoi Qipron javën e shkuar ku kërkoi dialog për zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat