E humbi punën shkaku i pandemisë: Tani po mbijeton falë “biznesit” të katër fëmijëve të saj të vegjël

Amerika

E humbi punën shkaku i pandemisë: Tani po mbijeton falë “biznesit” të katër fëmijëve të saj të vegjël

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 00:01
Florida

Një nënë nga Florida që humbi punën për shkak të pandemisë së coronavirusit po mbështetet në tendën e limonadës që kanë ngritur fëmijët e saj për të siguruar mbijetesën.

Erin Bailey zotëronte dhe drejtoi një biznes të suksesshëm të kujdesit për lëndinat në Palm Springs.

Por ndërsa përhapet pandemia, lista e klientëve të saj u zvogëlua shpejt – dhe tani ajo nuk ka asnjë.

Image

“Unë isha aq e ngazëllyer që më në fund kisha biznesin tim dhe po shkonte mirë, por papritmas gjithçka u ndal. Unë isha aq e lumtur dhe krenare, sa që tani po ndihem si dështake”, tha Bailey për CNN, nënë që po i rrit e vetme katër fëmijë.

“Gjithmonë vetëm unë kam kërkuar ndihmë, por që nuk po vinte”, shtoi ajo, ndërsa luftonte me lotët. “Jam bërë e pashpresë. Thjesht ndjehem sikur po eci përreth një errësire dhe po përplaseni me gjithçka. Thjesht ndiheni kaq e vetme, duket se të gjithë të tjerët janë mirë, por ju jeni i vetmi që nuk jeni”, shtoi ajo.

Bailey tha se familja merr ndihmë nga qeveria në formën e pullave të ushqimit, por ato nuk janë të mjaftueshme. Rreth 27 milionë punëtorë amerikanë kanë paraqitur kërkesat për ndihmë gjatë javës së kaluar, duke treguar se sa rëndë i ka goditur pandemia familjet amerikane.

Ajo u përpoq të ringjallë biznesin e saj të kujdesit për lëndinat, por shumica e klientëve të saj kanë frikë se po preken nga virusi dhe nuk duan që ajo të vijë në shtëpitë e tyre. Mbyllja e shkollave e përkeqësuan problemin, pasi ajo nuk mund të gjente një vend të sigurt për të vendosur fëmijët e saj ndërsa kërkonte punë tjetër.

Nga opsionet, nëna në vështirësi iu drejtua tendës së limonadës së fëmijëve të saj për ta mbështetur familjen.

Për gjashtë muajt e fundit, Bailey dhe katër fëmijët e saj – të cilët janë nga 6 deri në 10 vjeç – kanë kaluar mëngjeset e tyre duke bërë limonadë dhe paketuar shtambat në një pije freskuese dhe më pas qëndronin jashtë në diellin e nxehtë për t’i shitur pijet e freskëta.

Biznesi nuk është aspak fitimprurës. Ata zakonisht fitojnë rreth 30 dollarë në ditë, tha ajo, e cila është e mjaftueshme për të përballuar darkën e asaj nate dhe disa gjëra të domosdoshme, si letra higjienike.

Bailey shpesh kalon kohën duke mos ngrënë pasi që ushqimin e vetë ua ndante fëmijëve të saj.

“Kishte ditë kur mezi ushqehesha pasi që e ruaja ushqimin për fëmijët në rast se ndonjëri prej tyre do të uritej më vonë”, tha ajo.

Frika e saj më e madhe është humbja e shtëpisë së tyre. Familja tashmë është me qira dhe faturat po grumbullohen.

Për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit, fëmijët i dhanë asaj kursimet e tyre të limonadës, të cilat i kishin mbledhur për lodra dhe sende të tjera argëtuese.

“Ata kanë qenë kaq pozitivë dhe thjesht një ndihmë e mahnitshme. Ata nuk e dinë shkallën e plotë të asaj që po ndodh sepse unë bëj çmos për t’i mbrojtur ata nga realiteti”, tha Bailey. “Ndonjëherë duhet të buzëqeshësh dhe të shtirrem sikurse jam e lumtur pavarësisht se sa kam stres”, pohoi amerikania.

Bailey krijoi një fushatë “GoFundMe” duke kërkuar ndihmë prej njerëzve vullnet mirë dhe tashmë ka mbledhur rreth 25 mijë dollarë.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për ata që kemi takuar përgjatë kësaj kohe”, tha ajo pas mbledhjes së fondeve. “Ne kemi ende rrugë të gjatë përpara, kështu që ju faleminderit shumë rreth mundësinë që po më jepni për t’u ngritur në këmbë”.

Dhe me shkollat që janë hapur gjatë ditës së sotme, Bailey së shpejti do të fillojë të kërkojë një punë më të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat