Policia amerikane qëllon disa herë me revole 13-vjeçarin me autizëm, shpëton mrekullisht i riu

Amerika

Policia amerikane qëllon disa herë me revole 13-vjeçarin me autizëm, shpëton mrekullisht i riu

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:34
Foto

Një video e publikuar në internet shfaq momentin kur një 13-vjeçar që vuan nga autizmi, qëllohet me armë nga policia amerikane.

E ëma e Linden Cameron nga Salt Lake në Utah, i kishte telefonuar policisë për ta ndihmuar për ta dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve mendore.

E kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaq zyrtarët policorë duke e ndjekur me të mbërritur në shtëpinë e tij, ku edhe dëgjohen duke e urdhëruar që të shtrihet në tokë.

Linden ishte rrëzuar në tokë pas një sërë të shtënash me armë, madje dëgjohej duke bërtitur “nuk po ndihem mirë”. Megjithatë, për fat të mirë ai ka mbijetuar, por ka pësuar lëndime trupore siç janë kockat e thyera.

Nëna e tij Golda Barton, kishte paralajmëruar policinë se i biri i saj se po të njëjtën ditë kishte pasur revole dhe e kishte kërcënuar me vrasje një bashkëpunëtor të saj, të cilit ia theu edhe dritaren e shtëpisë.

Ajo madje u kishte thënë zyrtarëve policorë se ishte e bindur se bëhet fjalë për revole lodër apo me gaz. Thjesht kërkonte që ai të hospitalizohej dhe të merr ndihmën që kishte nevojë si pasojë e probleme mendore.

Por policët pretendojnë se i riu kishte pasur qasje në revole të vërtetë siç mund të shihet në video. E Barton insiston se djali i saj ishte shqetësuar në momentin që e kishte parë policinë.

“Sapo sheh distinktivin e policisë ai me automatizëm mendon se do ta vrasin dhe duhet të mbrohet në njëfarë mënyre”, ka shtuar ajo.

Videoja është bërë publike me urdhër të autoriteteve përkatëse për të qartësuar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. 
 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat