Këto janë temat e debatit të parë presidencial mes Trumpit dhe Bidenit

Amerika

Këto janë temat e debatit të parë presidencial mes Trumpit dhe Bidenit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 00:44
Trump dhe Biden

Debati i parë presidencial midis presidentit aktual, Donald Trump dhe të nominuarit demokrat, Joe Biden do të përqendrohet në një numër temash, duke përfshirë pandeminë COVID-19, Gjykatën e Lartë dhe problemet racore në vend, njoftoi të martën komisioni i debatit.

Debati i parë presidencial, i planifikuar për 29 shtator në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland, Ohio, do të ndahet në gjashtë segmente 15 minutëshe, raporton CNN.

Komisioni tha që temat mund të ndryshojnë bazuar në “zhvillimet e lajmeve”, por gjashtë segmentet do të jenë “Regjistrat e Trumpit dhe Bidenit”, “Gjykata e Lartë”, “COVID-19”, “Ekonomia”, “Raca”, “Dhuna në Qytetet amerikane” dhe “Integriteti i Zgjedhjeve “.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e martë).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat