Biden në hall me demokratët e tij: Nuk jam socialist, unë e munda socialistin

Amerika

Biden në hall me demokratët e tij: Nuk jam socialist, unë e munda socialistin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:26
Biden

Kandidati nga radhët e partisë demokratike në SHBA, Joe Biden, po përballet me presion nga anëtarësia demokrate e moderuar që nuk i shohin me miratim flirtin e tij me krahun e të majtëve ekstrem brenda partisë demokratike. Para të mbledhurve në tubimin në Wisconsin ai mohoi socializmin dhe rritjen e taksave.

Megjithëse, ai u mbështet nga senatori socialist Bernie Sanders, që e kishte kundërshtar në zgjedhjet primare, madje kanë krijuar 6 grupe punuese për të bashkërenduar politikat e tyre të shëndetësisë, imigrimit, ekonomisë, reformave në kodin penal, ndryshimeve klimatike dhe edukimit. Të gjitha këto tema që dominojnë fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.

Joe Biden në Wisconsin provoi që t’i sigurojë votuesit se ai nuk do të ndjekë një agjendë socialiste nëse fiton zgjedhjet për president me 3 nëntor. Kjo u pa edhe një shpërfillje e tani bashkëpunëtorit të tij Sanders.

“Së pari, unë ju premtoj” tha Biden. “Unë nuk e kam shkelur asnjëherë premtimet. Askush që fiton më pak se 400 mijë dollarë nuk do të shohë asnjë rritje të tatimit.” Ai vazhdoi të siguroj ata se nuk është socialist. “Numër dy, unë e munda socialistin. Kështu më zgjodhën, kështu mu sigurua nominimi. A ju dukem si socialist? Shikoni karrierën time, të gjithë karrierën time. Unë nuk jam socialist.”

Këto komente theksojnë çarjen që po rritet mes demokratëve të moderuar dhe anëtarëve më majtistë që në dukje po ju shtohet mbështetja në dy vitet e fundit. Konservatorët e kanë paraqitur Joe Biden se po i nënshtrohet ndikimeve të majtistëve si Kongresistja Alexandria Ocasio-Cotez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat