Viktimat nga Covid 19 në Amerikë janë të barabartë sa 109 uragane Katrina ose 66 sulme si të 11 shtatorit 2001

Amerika

Viktimat nga Covid 19 në Amerikë janë të barabartë sa 109 uragane Katrina ose 66 sulme si të 11 shtatorit 2001

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Ajo që po ndodh sot me pandeminë e Covid 19 dukej e pa imagjinueshme për amerikanët 6 muaj më parë.

Dr Antony Fauci parashikoi se në SHBA do të humbin jetën rreth 200 000 persona nga pandemia  e shpërthyer në dhjetorin e kaluar në Kinë,por kjo shifër është arritur shumë shpejt, ndërsa priten edhe rreth 180 000 viktima të tjera nëse masat e vendosur nuk respektohen.

Që nga vdekja e parë e njohur në Amerikë nga Covid-19 më 6 shkurt , një mesatare prej më shumë se 858 njerëz kanë vdekur nga sëmundja çdo ditë.

Image

Shumë nga viktimat vdiqën pas pasur një nga të dashurit e tyre ne dhomë dhe mijëra të tjerë nuk kishin fatin e një funerali si e meritonin, shkrua CNN.

Covid-19 është tani shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në SH.B.A. , menjëherë pas sëmundjes së zemrës, sipas Institutit të Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

Tashmë, Covid-19 ka vrarë më shumë njerëz në SHBA sesa Amerikanët e vrarë në betejë gjatë pesë luftërave më të fundit së bashku: Lufta Koreane, Lufta e Vietnamit, Lufta e Irakut, Lufta në Afganistan dhe Lufta e Gjirit Persik.

Image

Humbja e jetëve të pësuara nga Covid 19 në Amerikë është si ë goditesh 109 herë nga uragani Katrina  ose të pësosh 66 sulme të njëpasnjëshme si ajo me 11 shtator 2001.

Ekspertët dhe studiuesit shpresojnë që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë udhëzimet e nxjerra sepse mundet të shpëtojnë mbi 1150 mijë jetë njerëzish dhe parashikimet e bëra se rritjet do të shtohen mundet ti rrëzojmë nëse punojmë të gjithë së bashku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat