ShBA, senati miraton projektligjin e shpenzimeve të qeverisë

Amerika

ShBA, senati miraton projektligjin e shpenzimeve të qeverisë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:51
Senati amerikan

Senati amerikan miratoi sot një projektligj dypalësh të shpenzimeve që do ta mbajë qeverinë të financuar deri më 11 dhjetor, duke shmangur një dështim shumë të frikshëm fiskal dhe mbylljen e qeverisë.

“Projektligji kaloi 93-2 dhe tani do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për t’u nënshkruar nga presidenti Donald Trump”, njoftuan burimet.

Qeveria federale u mbyll për herë të fundit në dhjetor 2018 për 35 ditë, mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së, pasi Trump refuzoi të nënshkruajë një projektligj financimi që nuk përfshinte para për murin në kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat