Studimi më i fundit amerikan tregon se çfarë po ndodh me koronavirusin, aspak lajm i mirë

Amerika

Studimi më i fundit amerikan tregon se çfarë po ndodh me koronavirusin, aspak lajm i mirë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:22
Foto Ilustrim

Një studim i fundit i boturar në mediat e huaja bën të ditur se virusi COVID-19 po vazhdon të pësojë mutacion. Ekspertët besojnë se ndoshta po bëhet më ngjitës, pasi rastet e koronavirusit në SH.B.A. kanë filluar të rriten.

Studimi zbuloi se pothuajse në të gjitha llojet e infeksioneve të valës së dytë kishte një mutacion, të njohur si D614G, i cili ka rritur numrin e “thumbave” të pranishëm në Covid-19, por kjo nuk favorizon daljen sa më parë të një vaksine.

Studimi i ri amerikan (via Guardian) analizoi 5,000 sekuenca gjenetike të virusit, i cili ka vazhduar të shndërrohet ndërsa është përhapur në popullatë. Studimi nuk arriti të zbulojë që mutacionet e kanë bërë virusin më vdekjeprurës ose ka ndryshuar efektet e tij.

20 shtete kanë përjetuar mbi 5% rritje në rastet e tyre Covid-19 gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Studimi gjithashtu vuri në dukje se në disa rajone virusi kishte pësuar shumë mutacione, duke lënë të kuptohet se virusi po ndryshon, për t’iu kundërvënë sistemit imunitar të trupit të njeriut.

Në fund të marsit, sipas një raporti të publikuar në Washington Post, virusi nuk po pësonte mutacion. Sipas ekspertëve që studiojnë imtësisht kodin gjenetik të pategjenit të ri, kur koronavirusi nuk pëson mutacion, domethënë nuk bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm, është lajm i mirë për shkencëtarët që po përpiqen të krijojnë vaksinën.

David Morens, një virolog në Institutin Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vuri në dukje për Guardian se virusi mund të vazhdojë të shndërrohet edhe pasi të jetë në dispozicion një vaksinë, që do të thotë se vaksina do të duhet të ndryshohet – ashtu si vaksina e gripit ndryshohet çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat