Ruth Bader Ginsburg: Trajneri personal e nderon atë duke bërë pompa pranë arkivolit të saj

Amerika

Ruth Bader Ginsburg: Trajneri personal e nderon atë duke bërë pompa pranë arkivolit të saj

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:32
Foto Ilustrim

Bryant Johnson, traineri personal prej kohësh i anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, u pa duke bërë pompa përpara arkivolit të saj, në një nderim personal për të. Ginsburg vdiq saktësisht një javë më parë.

Dhe ky gjest, sipas mediave të huaja, tërhoqi një sërë reagimesh në internet: Disa e gjetën atë të çuditshëm dhe zbavitës, ndërsa të tjerët u prekën.

Johnson dhe gjykatësja e ndjerë thuhet se filluan të punojnë së bashku mbi 20 vjet më parë pasi ajo mbijetoi nga kanceri.

Angazhimi i Ginsburg për palestër u bë sinonim i imazhit të saj publik, dhe madje frymëzoi edhe të tjerë.

Kështu, të Premten, Johnson ndoqi procedurat e lamtumirës në vazhdim për Ginsburg në US Capitol.

Ai iu afrua arkivolit të saj, u gjunjëzua dhe bëri tri pompa.

Ndryshe, trupi i anëtares së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg u dërgua sot në Kongres për homazhe, duke u bërë gruaja e parë në histori, që i bëhet një nderim i tillë.

Në një deklaratë të Gjykatës së Lartë amerikane thuhet se zonja Ginsburg do të varroset javën e ardhshme në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Ginsburg vdiq të premten e kaluar në moshën 87 vjeç nga kanceri i pankreasit, duke i dhënë fund një mandati 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit.

Statusi i saj si udhëheqëse e pakicës liberale të gjykatës, së bashku me punën e saj para këtij posti që kërkonte barazi ligjore për gratë dhe vajzat në të gjitha sferat e jetës amerikane, e bënë atë një ikonë kulturore, duke i dhënë asaj pseudonimin “R.B.G. e Famshme”.

Vdekja e saj ka shkaktuar një betejë politike rreth zëvendësimit të saj.

Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit u zotuan të emërojnë dhe konfirmojnë një gjyqtare të re para 3 nëntorit që do t’i jepnin gjykatës një shumicë solide konservatore 6-3. Presidenti Trump njoftoi të martën se do ta bëjë të ditur empërimin e tij të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat