Trumpi paralajmëron se fituesi i zgjedhjeve të nëntorit mund të mos dihet me muaj

Amerika

Trumpi paralajmëron se fituesi i zgjedhjeve të nëntorit mund të mos dihet me muaj

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:55
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se amerikanët mund të mos e dinë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve rreth votave me postë, duke i shtuar kritikat ndaj metodës së votimit që mund të përdoret nga gjysma e amerikanëve.

Ekspertët e zgjedhjeve kanë thënë se mund të nevojiten disa ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit për t’u ditur fituesi për shkak se zyrtarët do të kenë nevojë për kohë që t’i numërojnë votat me postë që arrijnë pas ditës së zgjedhjeve.

Duke folur gjatë një tubimi në Virginia, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të parapëlqente të zbulonte shpejt nëse ka fituar apo nëse ka humbur, sesa të presë që të vijnë votat me postë, shkruan Reuters.

“Mua më pëlqen ta shikoj televizorin dhe ta dëgjoj (shprehjen) “Fituesi është”, apo jo? Ju mund të mos e dëgjoni këtë për muaj, sepse kjo është një tollovi”, tha ai.

“Ka shumë pak gjasë që do të dëgjoni për fituesin atë natë. Unë mund të jem duke prirë dhe atëherë ata do të vazhdojnë të marrin fletëvotime dhe fletëvotime dhe fletëvotime dhe fletëvotime, sepse tash ata po thonë se fletëvotimet mund të arrijnë vonë”, shtoi presidenti amerikan.

Me vendime të gjykatave në shtete kyçe si Michigan, Pennsylvania, Wisconsin dhe Karolinë Veriore është lejuar numërimi i fletëvotimeve që arrijnë pas 3 nëntorit me kusht që dërgimi i tyre të jetë nisur në ditën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat