Trump pritet ta nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë

Amerika

Trump pritet ta nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:01
Donald Trump dhe Amy Coney Barret

Presidenti amerikan, Donald Trump, thuhet se do të nominojë Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë, në vendin e së ndjerës Ruth Bader Sinburg.

Sipas medieve të huaja, vendimi i presidentit amerikan pritet të zbulohet të shtunën në Shtëpinë e Bardhë.

Emërimi mund të shkaktojë trazira në Senat për votimin e saj, derisa afrohen edhe zgjedhjet e reja presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Trump, ka insistuar herë pas here që anëtarja e re e Gjykatës së Lartë të zgjidhet përpara zgjedhjeve në SHBA.

“Vota finale duhet të kryhet përpara zgjedhjeve. Ne kemi kohë të mjaftueshme për këtë”, pati thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat